TRANSPORT NË TË GJITHË SHQIPËRINËDHURATA ME KUJDES NË ÇDO DETAJMBËSHTETJE PËR KLIENTËT

RRETH AMOVINO

Dhurata që shprehin atë që fjalët nuk e thonë gjithmonë.

2023

Një histori që filloi me zemër.
Vaso Pasha, Tiranë.

HISTORIA JONË
Një dhuratë Amovino, e mbajtur me kujdes me doreza të bardha
AMORE & VINO · TIRANË

SI FILLOI GJITHÇKA

Rreth Amovino

Amovino lindi në vitin 2023, në rrugën Vaso Pasha, në zemër të Bllokut në Tiranë, i frymëzuar nga eksperienca italiane, kultura e verës dhe bukuria e të dhuruarit.

Ne besojmë se çdo dhuratë mbart një mesazh. Mund të jetë dashuri, mirënjohje, vlerësim apo dëshira për të ndarë një moment të bukur me dikë.

Prandaj, në Amovino krijojmë dhe përzgjedhim dhurata me kujdes, elegancë dhe vëmendje ndaj çdo detaji, për t’i dhënë çdo rasti një kuptim të veçantë.

BUKURIA E TË DHURUARIT

Për çdo person.
Për çdo rast. Për çdo emocion.

Për të dashurit tuaj, për ditëlindje, përvjetorë, festa familjare apo thjesht për të thënë “të kam menduar”.

Për festat e fundvitit, për të falënderuar dikë që ka rëndësi dhe për të kthyer një gjest të vogël në një kujtim të bukur.

ZBULO DHURATAT
Paketë dhurate Amovino me verë dhe çokollata, e kuruar për një rast të veçantë

NJË GJEST VLERËSIMI

Corporate Gifts
by Amovino

Për bizneset që duan të shprehin vlerësim në mënyrë të veçantë.

Nga dhuratat për stafin te paketat premium për klientët dhe partnerët e biznesit, ne ofrojmë zgjidhje të kuruara sipas rastit dhe buxhetit tuaj, me mundësi personalizimi për ta bërë çdo dhuratë më personale.

FLASIM PËR DHURATËN TUAJ

KËNAQËSIA E TË FESTUARIT

Edhe për momentet që meritohen të shijohen.

Ndonjëherë dhurata më e bukur është një shishe verë e zgjedhur me kujdes, një darkë e veçantë apo një moment i ndarë me njerëzit e duhur.

Amovino sjell së bashku dhuratat, verën dhe kënaqësinë e të festuarit.

ZBULO VERËRAT
Dy gota vere të bardhë në një dolli, një moment për t’u ndarë

Amovino — Amore & Vino.

Për të dhuruar me zemër. Për të festuar me stil. Për të krijuar kujtime.

Na shkruani